Policia e Tiranës shoqëroi 11 shtetas pas incidenteve të rënda para selisë së kuvendit të Shqiperisë ku u plagosën 12 efektive dhe protestues.

 

Me urdhër të prokurorisë dhe pas hetimeve të bëra në terren u bë arrestimi në flagrancë I këtyre personave:

 

– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;

– P. A., 17 vjeç;

– Fluturim Goleci, 30 vjeç;

– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;

– Marsel Villari, 28 vjeç;

– Erjona Dozhani, 30 vjeç;

– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;

– Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);

– Ali Nalic, 35 vjeç;

– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;

– Shpati Bilbili, 31 vjeç.

 

 

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

 

Po ashtu policia tha se po punon për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.

 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit sqaroi se është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të vet dhe paralajmeroi se duke nisur nga kjo e merkure nuk do te lejoje më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *