Ministri kroat i Ekonomisë, Tomislav Qoriq deklaroi se qeset plastike me trashësi 15 deri në 50 mikron, të cilat përdoren në treg çdo ditë, nuk do të përdoren më nga 1 janari 2022.

 

Qoriq deklaroi se po promovohet përdorimi i qeseve të ripërdorshme, përkatësisht qeseve prej letre.

 

I pyetur se kur do të dalin jashtë përdorimit qeset e tjera plastike, ministri kroat sqaroi se qëllimi është që së pari të jetësohet kjo masë dhe se më pas do të shkojnë drejt një zgjidhjeje për qeset plastike ultra të lehta dhe të ripërdorshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *