Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Skënder Doda ka dhënë dorëheqjen. Fillimisht Doda i ka paraqitur dorëheqjen Ardi Veliut, ndërsa më vonë, përmes një kërkese drejtuar Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, ka kërkuar ndërprerjen e procesit të hetimit ndaj tij në kuadër të vettingut.

 

Skënder Doda është zyrtari i katërt i Policisë së Shtetit, i cili jep dorëheqjen nga detyra. Si rrjedhojë i ndërpritet edhe procesi i hetimit për vetingun. Më herët kanë dhënë dorëheqjen Ernest Dimashi, Xhevahir Çeloaliaj dhe Arsen Sinamataj.

 

Nga vettingu në Polici janë përjashtuar edhe katër zyrtarë të tjerë, Oltion Shehu, Edmond Papa, Arben Frashëri dhe Besim Shabani. Ndërkohë janë konfirmuar në detyrë 21 drejtues policie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *