Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 17...

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik në Vlorë:...

Trump i bindur për fundin e luftës: SHBA ka...

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati në...

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha: Folëm për...

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb njeriun e...

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një sulm me...

Zvicra shpall 5 ditë zi kombëtare pas tragjedisë në Crans-Montana

1 Janar 19:48

Zjarri që shpërtheu gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, brenda resortit luksoz të skive Crans-Montana në Zvicër, ka shkaktuar një tragjedi të rëndë. Deri tani raportohet për të paktën 47 viktima dhe 115 të plagosur, ndërsa mes të prekurve ka edhe shumë shtetas të huaj, përfshirë italianë, disa prej të cilëve rezultojnë ende të zhdukur. Shumica e të lënduarve janë të rinj të moshave 16–26 vjeç. Autoritetet zvicerane kanë shpallur pesë ditë zie kombëtare.

Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, e cilësoi ngjarjen si një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit. Ai vizitoi Crans-Montana-n së bashku me përfaqësues të lartë të kantonit Valais, duke shprehur solidaritetin e qeverisë me familjet e viktimave dhe të personave të zhdukur. Parmelin deklaroi se Zvicra do të bëjë gjithçka për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të parandaluar përsëritjen e saj.

Presidenti theksoi se shumë prej viktimave janë të rinj dhe falënderoi vendet fqinje, përfshirë Italinë, Francën dhe Gjermaninë, për mbështetjen e ofruar. Ai vlerësoi gjithashtu përkushtimin e ekipeve të shpëtimit, të cilat rrezikuan jetën për të ndihmuar të plagosurit.

Sipas autoriteteve lokale, prioriteti kryesor mbetet identifikimi i viktimave, një proces që pritet të zgjasë, pasi dyshohet se shumë prej tyre janë shtetas të huaj. Përballë emergjencës u angazhuan dhjetëra ambulanca, helikopterë dhe mbi 150 shpëtimtarë, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitale të ndryshme të vendit.

Nga ana e saj, Italia konfirmoi se 12 deri në 15 shtetas italianë janë të shtruar në spitale zvicerane, disa në gjendje të rëndë, ndërsa 16 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Disa prej të plagosurve do të transferohen për trajtim në Itali.

Hetimet paraprake flasin për një fenomen të quajtur “flashover”, ku zjarri u përhap shumë shpejt duke përfshirë të gjithë ambientin. Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një akti të qëllimshëm. Ndërkohë, aktivitetet festive në resort janë anuluar dhe komuniteti lokal ka vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi në kujtim të viktimave.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në rrugë

më shumë...

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon ta takojë në pallatin presidencial

më shumë...

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi i mirë për tifozët bavarezë

më shumë...

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan banesat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:59

Stuhi shiu në Elbasan, uji vërshon në...

3:54

Ftesë e veçantë për Salah, Erdogan kërkon...

3:52

Harry kane flet për të ardhmen, lajmi...

3:50

Zjarr në Taroninë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan...

3:27

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë...

3:20

Rama reagon pas protestës për Muzeun Hebraik...

3:01

Çmimi i naftës arrin në 229 lekë,...

2:34

Trump i bindur për fundin e luftës:...

2:25

Shiu fik të gjitha vatrat e zjarrit...

2:16

Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje...

2:06

“Kosova pret çlirimtarët”, nis “Marshi për Liri”...

1:48

Kreu i PD takon kongresmenin Gooden, Berisha:...

1:25

“Lamtumirë bosi im”! Mbrojtësi i Kombëtares humb...

1:12

Arabia “kyc” tubacionin e naftës, shkak një...

1:10

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte...

Viktima Erald Xhejo
12:57

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet...

12:45

Qarkullonte i armatosur, arrestohet i riu në...

12:30

Stuhia “godet” Roskovecin, pemët e rrëzuara në...

Foto ilustruese
12:04

Belsh/ Ra në kontakt me energjinë elektrike,...

12:02

Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.