Subscribe

Zbardhen rrethanat e rënies së zjarrit në ambientet e paraburgimit të Komisariatit Nr. 5, në Kamëz, ku, si pasojë e flakëve ndërroi jetë në spital Arben Mici, 26 vjeç, i cili u arrestua pak ditë më parë si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa mbetën të lënduar, Dilaver Idrizi, si dhe punonjësi i policisë, Hajredin Boja. Idrizi akuzohet se dhunoi gruan dhe më pas e hodhi nga kati i tretë.

 

Pas hetimeve paraprake, janë krijuar dyshime të bazuara në fakte dhe prova ku si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të punonjësve të Policisë të këtij komisariati, të cilët nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe rregullat teknike të trajtimit të personave të ndaluar dhe arrestuar, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasit e arrestuar, të cilët kanë shkaktuar zjarrin në këto ambiente.

 

Në përfundim të hetimeve paraprake janë arrestuar në flagrancë, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”, punonjësit e policisë: Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, të dy me detyrë oficer sigurie në dhomat e paraburgimit të personave të ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. Policisë Nr. 5 Tiranë.

 

Po kështu, janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”:

 

– Inspektor Lutfi Muça, 64 vjeç, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë për personat e ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë;

 

– Inspektor Mark Marash, 52 vjeç, me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë;

 

– Komisar Ylli Çollaku, 44 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *