Një tragjedi kombëtare në Kili… Të paktën 64 persona humbën jetën nga zjarret pyjore që përfshiu rajonin Valparaiso në qendër të vendit, njoftoi sot presidenti i vendit Gabriel Boriç, duke sqaruar se numri i ri pritet të “rritet ndjeshëm”.

“Fatkeqësisht unë mund të konfirmoj se ka 64 të vdekur. Ky numër do të rritet, ne e dimë se do të rritet ndjeshëm,” tha Boriç në një fjalim televiziv drejtuar kombit nga qyteti i Quilpué, në periferi të Viña del Mar, lagjet e të cilit janë djegur.

Në Quilpué, gati 90 km në veriperëndim të Santiagos, një ekip i AFP-së mund të shihte lagje të tëra dhe makina të djegura. Aty mijëra banorë mbetën të bllokuar për disa orë të premten teksa tentonin të arratiseshin me makinë.

“Kjo është tragjedia më e madhe që po përjetojmë pas tërmetit të vitit 2010,” tha Boriç, duke iu referuar tërmetit 8.8 ballë dhe cunamit të 27 shkurtit 2010, i cili vrau më shumë se 500 njerëz dhe shkaktoi shumë dëme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *