Një zjarr i madh ka rënë në kampin e refugjatëve në Lesbos, duke vënë në rrezik jetën e emigrantëve. Forcat e sigurisë kanë evakuuar mbi 4 mijë persona, ndërsa po punohet për nxjerrjen e refugjatëve të tjerë. Në këtë vendstrehim ndodhen 5400 refugjate. Autoritetet greke thonë se flakët janë vënë nën kontroll dhe se nuk ka raportime për të lënduar, por shkaqet e zjarrit mbeten ende të pazbardhura. Ne ishulli grek te Lesbosit ndodhet nje nga kampet më të mëdha të emigrantëve sirian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *