Bayern Munchen mund të jetë bërë “pishman” për shitjen e Joshua Zirkzee te Bologna, pasi 22-vjeçari po kalon një sezon fantastik te Bologna, duke u bërë protagonisti kryesor në skuadër, pasi i ka bërë kuqeblutë të ëndërrojnë që sezonin e ardhshëm të luajnë në Champions League.

Vetëm 8.5 milionë euro e shiti Bayern Zirkzee te Bologna, por gjermanët nuk ishin dhe kaq naivë, pasi kanë një klauzolë që ta riblejnë atë, por këtë herë për 40 milionë euro.

Nëse Bayern do të vendoste që të mos rikthente në skuadër Zirkzee, atëherë do të përfitonte sërish, pasi në klauzolën mes Bayern dhe Bologna theksohet se nëse ndonjë klub tjetër e blen holandezin, gjermanët do të fitonin 40% të shumës, ndërsa 60% do e merrnin italianët.

Aktualisht vlera e kartonit të Zirkzee është 60 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *