Domosdoshmëria e rregullimit të një sistemi autonom të armëve përmes përdorimit të inteligjencës artificiale bëri bashkë kryediplomatin shqiptar Igli Hasani dhe Ministrin Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në konferencën e Vjenës, Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë në këtë fushë duke veçuar rëndësinë e këtij sistemi bazuar mbi ligjet ndërkombëtare sidomos pas aderimit të Shqipërisë në Aleancën Veri Atlantike.

“Përdorimi i sistemeve duhet bërë vetëm bazuar në normat, parimet, ligjet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Besimi është kyç në shfrytëzimin e sistemeve autonome. NATO dhe vendet aleate duhet të ndërtojmë nivele të larta besimi si në teknologji, operacionalitet, mbi të gjitha besim në publik”, tha Hasani.

Në vitin 2023, Shqipëria ka mbështetur dhe bashkësponsorizuar Rezolutën “Për sistemin autonom të armëve vdekjeprurëse”, të propozuar nga Austria dhe të miratuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Dokumenti thekson rëndësinë e përcaktimit të qartë të kuadrit rregullator të përdorimit të tyre si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar mes aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *