Në disa situata, gjatë heqjes së qimeve të padëshiruara nga trupi, piskatorja është mirë të zëvendësohet me gërshërë, sepse kështu parandalohen lëndimet e vogla dhe infeksionet.

Nishanet e llojeve të ndryshëm

Me ngacmimin apo heqjen e qimeve që rriten në zonën e nishaneve, apo edhe përreth tyre, mund të shkaktoni infeksion nëse prekni me piskatore sipërfaqen. Mund ta irritoni atë pjesë të ndjeshme të lëkurës dhe të dëmtoni folikulat e qimeve.

Hunda

Qimet në hundë kanë rol shumë të rëndësishëm për shëndetin, prandaj nuk duhet hequr në asnjë mënyrë, e sidomos jo duke i shkulur. Ato parandalojnë depërtimin e pluhurit dhe të baktereve për t’u futur brenda përmes hundës. Nëse ndonjë qime ju pengon, shkurtojeni me gërshorë dhe kini kujdes që të mos lëndoheni./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *