Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë që të zgjedhin të punojnë në sektorin e turizmit.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e masave për sezonin turistik, Rama tha se Shqipëria ka hyrë seriozisht në garë dhe po konkurron denjësisht me vendet, të cilat kanë histori dhe traditë në këtë drejtim.

Rama: Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’i thënë të rinjve që janë jashtë dhe punojnë në sektorin e turizmit, ‘çfarë kërkoni atje?’ Sot të gjitha hotelet kanë vende të lira dhe kanë nevojë të madhe për punonjës të kualifikuar, ju që punoni jashtë pse e lini këtë boshllëk? Ashtu sikundër i them të tjerëve që historinë e pagave i dëgjojnë nga muhabetet. Provojeni trokisni në dyert e hoteleve dhe provojeni. Mundësia e punësimit në turizëm nuk është asgjë, me atë nesër, pasnesër, me atë se sa shumë investime janë në proces, në Tiranë apo vijën bregdetare.

Të gjitha investimet kanë nevojë për njerëz të kualifikuar. Vitet në vijim do tregojnë që Shqipëria do ketë kapacitetin të paguajë punonjës të kualifikuar pa asnjë ndryshim nga vendet e rajonit. Do ketë pagat më të mira në rajon për të kualifikuarit në turizëm.  Vitin tjetër dhe në 2030-ën fuqia turistike do shumëfishohet, kjo është pak po e sigurt./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *