Subscribe

Ferma Vip u shpërbë sërish në tre qendra, shtëpia e fermës, ajo e “Njishit” dhe e “Fakirëve”. Katër të dënuarit e Agait për shkelje të rregullores, Marjana Kondi, Florjan Agalliu, Çiljeta Xhilaga dhe Albano Bogdo kanë qëndruar të izoluar nga konkurentët e tjerë, duke e patur të ndaluar edhe komunikimin me ta. Mes fjalëve me nëntekst, ironive, shakave, e këngëve, fakirë e fermerë u janë drejtuar njëri-tjetrit në distancë. Por sjellja e mirë e fakirëve, ka bërë që Agai t’i amnistojë shpejt.

Katër fakirët iu janë bashkuar fermerëve të tjerë për t’i dhënë jetë një projekti që ka përçuar energji të jashtëzakonshme përtej ekranit. Regjisori i Fermës Vip, Albano Bogdo dhe producent Valer Kolnikaj kanë ndarë rolet për të risjellë filmin “Përrallë nga e kaluara”. Provat e proceset e një versioni krejt origjinal e modern të sjelljes së kësaj kryevepre, kanë shkaktuar edhe debate e tensione, por megjithatë, fermerët-artistë ia arritën qëllimit.

Gjatë këtyre ditëve ju keni ndjekur provat në dy kanalet e platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2. Ndërsa sot në mbrëmje duke nisur nga ora 21, ju pret një spektakël i jashtëzakonshëm në ekranin e Vizion Plus.

Televotimi është ende i hapur dhe ju mund të dërgoni një deri në pesë mesazhe për konkurrentin që doni të shpëtoni. Mbetet për tu parë se si do të zhvillohet sfida e eliminimit gjatë prime-t dhe kë do të shpëtojë Xhesika Polo me hajmalinë që mori nga Rozana Radi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *