Subscribe

Mbështetja diplomatike ndaj Britanisë së Madhe vijon të zgjerohet me të tjera shtete që kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rusë. Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Shqipëria, Norvegjia dhe Ukraina njoftuan një ditë më parë vendimet e tyre për të dëbuar rreth 100 diplomatë rusë në lidhje me përfshirjen e supozuar të Moskës në sulmin e agjentëve nervorë. Ndërkohë listës iu bashkua Maqedonia dhe Australia duke e çuar në 23 numrin e vendeve që reagojnë për këtë çështje ndërsa numri i diplomatëve të dëbuar shkon në137. Shtëpia e Bardhe publikoi listën e vendeve, e cila kryesohet nga Shqipëria.

 

Kryeministrja britanike e quajti këtë si një prej dëbimeve masive më të mëdha të diplomatëve rusë në histori. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov tha se qeveria do të analizonte situatën përpara se të paraqiste një propozim për veprime hakmarrëse. Moska ka shprehur protestë të fortë lidhur me vendimin e disa vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s për dëbimin e diplomatëve rusë.

 

Ministria e jashtme ruse ka paralajmëruar se ky është vazhdimi i linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës dhe e konsideron aktin një veprim jomiqësor, i cili nuk përputhet me objektivat dhe interesat për të zbardhur arsyet dhe për të identifikuar përgjegjësitë e incidentit të ndodhur më 4 mars 2018 në Salisbury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *