Presidenti Ilir Meta priti këtë të enjte ambasadoren Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Kreu i shtetit u shpreh se i garantoi diplomates se do të ndalë me çdo kusht dhe mjet që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet.

“I përcolla Drejtueses së Misionit, vendosmërinë dhe përkushtimin tim të palëkundur për të garantuar, që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar, vullnetin e tyre të plotë në votim. Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen europiane.

Po ashtu, ai e informoi për nismën e Presidentit në mbrojtje të zgjedhjeve parlamentare.

“E informova Ambasadoren dhe Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, për nismën time transparente për mbrojtjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke ju krijuar mundësinë të gjithë qytetarëve të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, që synojnë tjetërsimin e vullnetit të tyre. Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *