Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky ka folur për mizoritë që forcat ruse kanë kryer gjatë pushtimit.

 

Ai pretendon se në Bucha njerëzit u qëlluan në rrugë, në shtëpitë e tyre, u hodhën në puse dhe u shtypën nga tanket në mes të rrugës “vetëm për kënaqësinë” e ushtarëve rusë.

 

Zelensky u shpreh se veprimet e rusëve janë shumë të ngjashme me ato të grupit terrorist, Shteti Islamik, dhe se propaganda e Presidentit Putin kërkon të “eksportojë” urrejtjen e tij në vende të tjera përtej Ukrainës.

 

“Ku është paqja? Ku janë ato garanci që OKB-ja duhet të garantojë?”, pyet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *