Mjeti me të cilin udhëtonin persoant që bënë atentatin e 8 ndaj shtetasi Rudin Haxhiajt u gjet ditën e sotme i djegur në Kakome. Sipas policisë, makina tip “Benz” me targa greke është gjetur e tërësisht e djegur. Policia ende nuk ka identitetin e persona që kryen atentatin e datës 11 prill 2017 në afërsi të prokurorisë në Sarandë. Haxhiajt i janë bërë 8 atentate dhe është plagosur në tre prej tyre.

Rudin Haxhiaj ka qenë agjent i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër deri në vitin 2007, gjithashtu ai ka qenë pronar i diskos së njohur “Ecuador”, e cila u mbyll pas sulmit me tritol më 15 shtator 2013.  Në sulmet e mëparshme policia ka hetuar pistat e konkurrencës ose të profesionit që ka pasur Haxhiaj, ndërsa për rastin e fundit ende nuk ka një konfirmim se cili mund të jetë shkaku i atentatit.

Atentatet kundër Rudin Haxhiajt

19 shkurt 2008, atentat me pistoletë në lagjen nr. 4 në Sarandë

5 gusht 2011, tritol në diskon në pronësi të Haxhiajt, në lagjen nr.1, në Sarandë

2 dhjetor 2011, atentat në lagjen nr.1 në Sarandë, u plagos nga një breshëri kallashnikovi

4 prill 2013, eksploziv në makinë, në Gjirokastër

18 shkurt 2013, Haxhiaj rrihet nga disa persona dhe plagoset me thikë në Sarandë

15 tetor 2013, tritol në diskon ku Haxhiaj ishte bashkëpronar, në lagjen nr.1, në Sarandë

30 dhjetor 2015, atentat pranë fshatit Bistricë në Sarandë, Rudin Haxhiaj plagoset me 6 plumba

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *