Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Një shtetas rus rreth 66 vjeç është gjetur i pajetë mbrëmjen e djeshme brenda apartamentit në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës.

Blutë e Kavajës bëjnë me dije se dje rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus i identifikuar me emrin Valery Urosov rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.

Ndërkohë në  vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.

Gazetari i Vizion Plus, Aleks Kalemasi raporton se 66-vjeçari rus kishte afro një vit që kishte ardhur në Shqipëri.

Ai kishte marrë leje qendrimi sipas ligjeve tona, ndërsa apartamentin ku u gjet i vdekur e kishte blerë. Nuk ka pasur shenja ne trup, as ne banesë që te lindin dyshime për një vrasje të mundshme.

Dyshimet janë për vdekje për shkaqe natyrale, por  do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 66-vjeçarit rus.

Trupi i pajetë e shtetasit rus është dërguar në Tiranë. Autopsia do të kryhet nga Instituti i Policisë Shkencore./Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *