Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm është hapur qendra e votimit pranë selisë së PD Korçë, raporton gazetari Tonin Frroku.

Demokratët e kësaj dege do të zgjedhin sot kryetarin/en e PD. Në garë për kreun e degës është Dhimitri Çyfeky, Eleina Qirici dhe Harito Zoto.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 4895 anëtarë të partisë.

Kujtojme se në zgjedhjet e kaluara për kryetar kanë votuar 1138 demokratë, ndërsa votat janë ndarë në :
527 Devis Osmani
295 Ledina Alolli
200 Mateo Balli
70 Arben Fejzolli.

Deri më tani kanë votuar 12 demokratë, ndërsa pritet të shihet edhe gjatë ditës se si do të vijojë procesi i votimit dhe pjesëmarrja./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *