Deklaratat e fundit të Zlatan Ibrahimovic kanë qenë disi thumbuese për drejtuesit e Milan dhe këto nuk janë pritur shumë mire.

Corriere della Sera ka zbuluar se deklarata e tij :”Po luaj për pasion në Milano. Jam president,trajner dhe lojtar por më paguajnë vetëm si lojtar.”

Kanë nervozuar së tepërmi Paul Singer, presidentin e klubit.
Suedezi ka dalë hapur kundër cdo vendimi të kryesisë aktuale, pasi nën drejtimin e Paolo Maldini dhe Boban sulmuesi gjente gjuhën e përbashkët. Këto përplasjet e fundit duket se e kanë larguar shumë shtatëlartin nga një rinovim i kontrates me Djajtë e Kuq.Zlatan nuk e pranon që të jetë thjesht një imazh në ekip por kërkon që të jap dhe kontributin e tij ne skuadër.

Mesazhi i tij ishte shumë i qartë :” Unë luaj vetëm për të fituar. Nuk preferoj që të jem thjesht si një maskot në ekip.” – kanë qenë fjalët e Zlatan Ibrahimovic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *