Atletik Bilbao nuk heq dorë nga objektivi Champions. Baskët fituan ndeshjen hapëse të javës se 34 të La Ligës duke kërcënuar në distancë Atletikon e Madridit që mban vendin e katërt.

Bilbao mposhti 2 me 0 në transfertë Getafen falë golave të Injaki Ulliams. Talenti i skuadrës mike shënoi një gol shumë të bukur nga distanca në minutën e 28. Vetëm 6 minuta më vonë portieri mik shpëtoi një rast të shkëlqyer të Getafes pas gjuajtjes se GriUd.

Historia u përsërit edhe në minutën 50 kur Unai Simon ndali një tjetër gjuajtje. Mirëpo në aksionin që pasoi ishte Injaku Ulliams që dyfishoi shifrat. Bilbao e mbylli ndeshjen me 8 lojtarë, pasi Alvarez, Paredes dhe Valverde u ndëshkuan me të kuq.

Në minutën e 88 Getafe kishte shansin të rihapte takimin mirëpo GrinUd gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Baskët janë të pestët në kampionat me distancë 3 pikë nga Atletiko Madrid, që gjithsesi nuk e ka luajtur ende ndeshjen e vet të kësaj jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *