E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 minutë më parë
Bota

Një person i vrarë dhe tetë të plagosur në sulmin rus në Odesa

Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse pranë portit të Odesës në Detin e Zi, ka thënë një zyrtar ukrainas.

Guvernatori rajonal, Oleh Kiper tha se pesë persona po trajtoheshin në spital.

Ai ka postuar fotografi që tregojnë punonjësit e urgjencës pranë skenës së sulmit.

Odesa ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ruse me raketa dhe dron./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh