E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Ne jemi nga fshati, zgjohu që në 5 të bësh punët në stallë”, Baby G surprizohet nga nëna, porositë e vyera që i dha

Këngëtarja Baby G është surprizuar mbrëmjen e sotme me nënën e saj, e cila e surprizoi atë jo vetëm me paraqitjen, por edhe me këshillat e vyera.

Vetë këngëtarja tha se nëna e saj nuk bën tualet asnjë herë dhe nuk preferon të dalë në televizor. Por këto dy “rregulla, ajo i theu për vajzën e saj, që i dha edhe shumë këshilla të vyera.

Reklamë

Nga zgjimi në mëngjes, tek punët e fshatit dhe kujdesi për veten, ishin këshillat më të shumta.

“Kam bërë make up vetëm për ty. Mami, babi dhe motrat të duam shumë. Jemi me ty. Çdo vendim që merr, je krenaria jonë. Unë nuk dal kollaj për këto gjëra, por për ty erdha të të jap forcë dhe të luftosh për finale dhe çmimin e parë. Vazhdo siç je, trego karakterin tënd dhe forcën tënde. Akoma nuk e ke treguar veten të gjithë, tregoje veten. Mos qaj më, ju jeni shumë të mirë të gjithë. Duhet të çohesh më herët dhe të shkosh në stallë. Ne jemi nga fshati dhe ti e di se si bëhen punët. Duhet të ngrihesh që në orën 5, të veshësh çizmet dhe të shkosh në stallë, të fshish oborrin, tu hedhësh pulave”, i tha nëna Baby G.

Reklamë

Këngëtarja e emocionuar, shprehu gjithë dashurinë për familjen e saj.

“Të dua shumë dhe jam krenre që jam fëmija jote, Çdo gjë të mirë që kam treguar këtu është se u kam dëgjuar ju”, tha Baby G./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë