E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

KAYO në SPAK, Lala: Ja për çfarë po heton prokuroria e poscaçme

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, ka bërë një rezyme të ngjarjeve më të rëndësishme që po hetohen aktualisht nga SPAK.

Lala tha se pas publikimit të audiopërgjimeve nga Arben Ahmetaj, SPAK ka nisur një hetim për KAYO, ku është i përfshirë biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yefett, por jo për trafik armësh. Sipas saj, SPAK po heton për shkelje të barazisë në tendera.

Reklamë

Ndërkohë, Lala ka zbuluar se ditën që SPAK ka shkuar për kontroll në vilën e Yefett në Lundër, ky i fundit ka kërkuar kopje të procesverbalit të gjetjeve, çka ka detyruar prokurorët të dërgojnë printer në vilën e tij.

Pjesë nga diskutimi:

Reklamë

Rakipi: Janë intensifikuar hetimet me njerëz pranë zotit Rama? SPAK në oborrin e mazhorancës?

Lala: Zhvillimet më të fundit kishin të bënin me KAYO dhe Ron Yefett.

Rakipi: Si shqiptar ky?

Lala: Ky është amerikano-izraelit, është një nga miqtë më të afërt të zotit Rama. KAYO u krijua për prodhimin e armëve në Shqipëri. SPAK ka çelur hetim sa i përket shkeljes penale të barazisë në tendera. Në këtë rast nuk ka tendera, vetëm kontrata. Ky hetim nisi pas audiopërgjimeve të publikuara nga Arben Ahmetaj. Sipas tij, ka trafika armësh, por SPAK nuk e ka regjistruar për trafik armësh, por si vepër penale për shkelje të barazisë në tendera. Është kontrolluar banesa e Ron Yefett, ai u ka kërkuar të printohen dokumentet dhe SPAK ka çuar printer në vilën e tij. I është nënshtruar kontrollit Ardi Veliu, Arjeta Puca. Kjo është pak a shumë ajo që është bërë. Është hetim i vështirë, në audiopërgjim janë dhe dy shtetas të tjerë.

Rakipi: I ka përjetuar vetë, apo ia dërgojnë?

Lala: Nuk kam një përgjigje të prerë se kush i ka përgjuar. Ama prokuroria ka çelur hetim penal. Ky është hetim i vështirë, pasi Ahmetaj flet për trafik ndërkombëtar armësh, që duhet bashkëpunim. SPAK do shkojë në drejtim të zotit Nufi, Ahmetaj e njeh si Ermal Raketa.

Rakipi: Mos e keni për objektin që ju ka marrë televizionin?

Lala: Ju e dini po aq mirë sa unë që akoma s’e kam marrë PC time të punës. Të gjitha palët e përfshira të reagojnë nëse kam thënë një të pavërtetë. Ka pretendime të zotit Ahmetaj, ka dhe një hetim penal, sa lart mund të shkojë? Unë di që Roni Yefett ka hyrë këtu me bekimin e kryeministrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.