Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme marijuane këtë të martë.

 

Mësohet se rreth 300 kg marijuanë e paketuar e cila ishte gati për t’u trafikuar u zbulua në fshatin Dritë pranë kufirit me Greqinë.

 

Policia ka shoqëruar në komisiariat 7 persona nga fshati Picar I Gjirokastrës, të cilët mendohet se do të transportonin lëndën narkotike.

 

Emrat e personave të shoqëruar nuk janë bërë të ditur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *