319 është numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19, nga rreth 3800 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit. Qytetet me numrin më të lartë të infektimeve janë Tirana, Fieri dhe Durrësi.

 

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 1 qytetar nga Tirana, 66 vjeç nuk ka mundur t’i shpëtojnë sëmundjes.

 

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa janë shëruar 221 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *