E kujt nuk i erdhi keq pasi mori vesh lajmin e fundit të fejesës mes Zayn Malik dhe Perrie Edwards. Për një kohë të gjatë kanë qarkulluar thashetheme në lidhje me një tradhëti të mundshme, për nje ftohtësi të tepruar nga ana e Zayn, apo për një dashuri të re në syte e Perrie. Të dy artistet i kanë përgënjeshtruar vazhdimisht të gjitha këto lajme dhe janë përpjekur të bëjnë përpara, secili në jetën e vet.
Por dicka ka ndodhur vërtet, që e ka larguar dyshen nga lumturia e tyre e dikurshme së bashku. Kujtojmë se ndërkohë që Zayn prej disa muajsh shijonte lidhjen e tij të re me super modelen Gigi Hadid, grupi Little Mix publikoi këngën “Shout Out o My Ex”. Kënga u kthye menjëherë në hit për faktin se Perrie Edwards ia dedikoi pjesën e saj pikërisht ish të fejuarit.
Por pavaresisht gjithë kësaj, duket se më në fund edhe Perrie do të heqë dorë nga inatet që ka mbajtur kaq gjatë. Ajo tashmë është përfshirë në një romancë të re me futbollistin e Arsenalit, Alex Chamberlain.





