Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Zaranika”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi A.R.

 

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në qytetin e Elbasanit i kanë gjetur këtij shtetasi 1 minë me telekomandë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *