Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë zaptuesit e plazheve publike se do të përballen me shtetin nëse vijojnë të thyejnë ligjin.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu I qeverisë duke u ndalur tek aksioni I nisur nga policia për lirimin e hapësirave në plazhe, shprehet se ligji I ri për vijën bregdetare do të sigurojë që të gjithë zaptuesit të mos guxojnë të sfidojnë me qytetarin e shtetin.

 

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”, shkruan Rama.

 

Policia prej disa ditësh ka zhvilluar aksione intensive në të gjithë vijën bregdetare nga ku ka vendosur në dispozicion të pushuesve hapësira të shumta të plazheve publike që ishin zaptuar nga persona të veçantë. Po ashtu, uniformat blu kanë nisur procedime penale për të gjithë zaptuesit si dhe drejtorët e tatimeve në njësitë administrative përkatëse të çdo zone ku ka pasur shkelje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *