Subscribe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

 

Në një postim në “Twitter”, diplomatja amerikane thekson se SPAK do të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar “sado i pasur apo i fuqishëm që të jetë”.

 

Më tej, ajo ka vënë në dukje se nga fillimi i vitit SPAK ka hapur 264 çështje, 218 prej të cilave janë për akuzën e korrupsionit, ndërkohë gjykata ka vendosur sekuestron e më shumë se 70 milionë euro.

 

“U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja për të nënvizuar pritshmërinë e SHBA, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe korrupsionin, pa marrë parasysh se sa i fuqishëm, i pasur, apo nga cila parti është. Me më shumë hetues e prokurorë të rinj, BKH dhe SPAK po jep rezultate çdo ditë. Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi”, shkruan Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *