Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se politikat amerikane në të ardhmen do të fokusohen në rritjen e kërkesës së llogarisë ndaj udhëheqësve në Ballkan. Zyrtari i lartë amerikan theksoi se perëndimi duhet të tregohet më i prerë ndaj udhëheqësve të akuzuar për shkelje apo korrupsion në vendet e tyre.

 

“Është për të ardhur turp se si udhëheqës politikë të Ballkanit, pavarësisht nga akte të dënueshme, mirëpriten në shumë kryeqytete europiane, sikur aktet e tyre nuk përbëjnë asgjë të keqe”.-deklaroi Z. Yee.

 

Lidhur me reformat në drejtësi që po ndërmerr Shqipëria, zyrtari i lartë amerikan thotë se ka rëndësi zbatimi i plotë i amendamenteve dhe se nuk është qëllimi që të kënaqen Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Europian, por vendosja e sundimit të ligjit dhe arritja e statusit të pavarësisë për gjyqësorin. Yee theksoi se do të angazhohen që qeveria, partitë politike dhe anëtarët e parlamentit, të mbajnë premtimet që kanë dhënë në kuadër të zbatimit të ligjit.

 

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-Serbi, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë procesin e dialogut, por shtoi se përgjegjësia e parë i takon dy qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *