E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 18 minuta më parë
Showbiz

Xhensila Myrtezaj tregon se si ka ndryshuar jeta e saj pas lindjes së vajzës

Xhensila Myrtezaj na ka treguar prej ditësh pak nga prapaskenat e këngës së re që do e rikthejë në skenë pas një mungese disa mujore. Kjo mungesë e saj me projekte të reja ka ardhur nga përkushtimi i saj për të bijën. Së fundmi bukuroshja e ekranit ka nisur xhirimet e këngës më të re dhe me këtë rast ka publikuar edhe një set fotografik.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka publikuar një foto nga po i njëjti set, por këtë herë mimika e saj lidhet me një pjesë të përditshmërisë. “Ai momenti kur vajza është në gjumë dhe Besi rrëzon gjysmën e tenxhereve në kuzhinë”,-shkruan Xhensila. Nga mimika e fytyrës duket se Besi bën shumë ‘gabime’ kur Ajka fle./ Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë