Entjen Xhafaj u shpreh në “Zgjedhje 2021” se ndien një keqardhje që shumë emra të rëndësishme të Partisë Socialiste nuk arritën të thyenin herësin, duke mos mbrojtur pozicionin e tyre.

 

Ai tha se shumë figura që kanë kontribuar në PS do të mungojnë në këtë mandat.

 

“Nuk ka ndonjë surprizë të madhe të atyre që e thyen listën. Kemi kolegë të rëndësishëm që kanë kontribuar shumë në PS, por nuk jap dot një shpjegim. Por për mua, i gjithë fokusi në këto dy muajt e fundit ka qenë tek fushata. Kam një keqardhje të madhe që disa nga kolegët tanë që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në PS, do të na mungojnë këtë mandat. Do të jetë një sfidë për të gjithë për të rigjetur vendin e tyre brenda kësaj familjeje të madhe.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *