.Ministri i Brendshem Xhafaj i ftuar ne Real Story ne Vizion Plus, beri edhe nje here tjeter nje rezyme te operacionit te rendesishem te kapjes se 6 personave, anetare te grupit kriminal “Bajri”.

 

Xhafaj renditi tipologjine e ketij grupi te cilin e konsideroi nder 6-7 me te rrezikshmit ne vend dhe shume te dhunshem e agresiv sidomos me rivalet e vet.

 

 Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policine dhe prokurorine që merren me hetimin e tyre nuk ësëhtë punë e lehte, është process I vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh.Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave.

Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortet në very.

Është një grup I mirestruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore

Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veoprimtari të rregullt krimiale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.

Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër.

Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjike.

Është një grup shumë I dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave.

Akuzohet për disa vepra penale, trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje, përdhunimë dhe vënie eksplozivi.

Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmeri të lartë shoqërore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *