Fermerët, sikurse çdo ditë kanë bërë punët e fermës.

Pas detyrave të caktuara nga kryefermerja Ditea dhe rënies së gongut nga Agai, fermerët kanë shkuar tek stallat. Gloria ka mjelë lopën, Baby G dhe Buçko janë kujdesur për pastrimin e stallave.

Nga ana tjetër Elsa ka përkëdhelur kecat. Teksa ajo qëndronte e ulur në stallë ka puthur dhe përqafuar Llozin, kecin acrobat.

Po ashtu, Elsa, Çiljeta dhe Valeri u kujdesën për të ushqyer kafshët para rënies së gongut.

Momentet gazmore, debatet dhe gjithçka që ndodh në “Ferma VIP” mund t’a ndiqni live në dy kanalet e platformës Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *