Një romancë mes Baby G dhe Buçkos mund të ndodhë së shpejti në “Ferma VIP”.

Kështu ka deklaruar në një lidhje live me emisionin “Vizioni i Pasdites” shoku i Buçkos Blerim Arifaj.

Sipas tij shumë shpejt do të kemi ngjarje të reja, ndërsa shton se këngëtarja është tip i vajzave që i pëlqejnë Buçkos.

Ata përshtaten shumë me njëri tjetrin, se nuk e vrasin mëndjen pëqr asnjë gjë aty brenda. Ata ndikohen nga jashtë. Që do ndodh diçka mes tyre, do ndodhë. Buçko nuk ka barriera është tip që dashurohet. Buçko nuk ka pretendime, mjafton të ndihet vetë i plotësuar. Ai është njeri i thjeshtë. Do të punojë. Shumë shpejt mes tij dhe Baby G do ndodhë diçka, nëse do të vijojë të jetë brenda”, deklaroi Blerimi.

E ndërsa foli për lojën që Buçko po bën brenda shtëpisë, shoku i tij theksoi se çmimi nuk është në synimet e kuzhinierit.

Synimi i Buçkos nuk është çmimi. Buçko po provon një eksperiencë të re dhe po provon edhe veten. Ne që e njohim, Buçko është shumë njeri pozitiv, i dashur. Ai rri më urtë sepse ka frikë se mos bëhet meme. Ai ka krijuar çdo gjë nga e para dhe do që ta mbajë atë që ka krijuar”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *