Ndryshimet në “Ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, ka sjellë përplasje të fortë mes deputetit demokrat Oerd Bylykbashi dhe Ministres së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Bylykbashi deklaroi se ndryshimet në ligj kërkojnë që të centralizojnë gjithë pushtetin lokal në dorë të kryeministrit. Ndërsa nuk kanë munguar akuzat e tij ndaj sistemit të drejtësisë, i cili sipas tij është i kapur nga qeveria.

Ndërkohë që në përgjigjen e saj ministrja Spiropali ka theksuar se deputetët e opozitës nuk janë në koherencë me njëri-tjetrin dhe me SPAK, pasi kur arreston të djathtët e shajnë dhe e mallkojnë,m kur arrestohen socialistët kërkojnë medoemos t’i kalbin në burg.

Spiropali: E kemi votuar bashkërisht Reformën në Drejtësi, me 140 vota, por ne me kokën lart e ju me kokën poshtë. Siç edhe i mallkoni herë nga pallatet e herë nga ballkoni. E bëni sipas interesit tuaj, shokët e partisë të lirohen menjëherë. A kemi rënë dakord të kemi një Reformë Drejtësie ndryshe që nuk është i kapur nga politika dhe bën drejtësi, duke respektuar të drejtat kushtetuese, por për të gjithë njësoj, nga ai që kapet me cigare hashash e deri te ai që ka qenë kryeministrit e president e kryetar parlamenti e ai tjetri. Nuk ju akuzoj juve personalisht, që folët sot këtu, madje as atë të penxherësë të ballkoni Shekspirian që pasi i dha vetes emrat president, e kryeministër, e tani që nuk ka asnjë shans me PS, dhe në betejën e nesërme do dalë prapë si “E ëma e Zëqos majë thanës”, po përgatisni alibinë e radhës. Sa herë që flisni ju dëshmoni hendekun e madh ems nesh dhe jush, në dy skaje ndaj qëndrimeve që mbani ndaj BE, SHBA dhe SPAK-ut.

Bylykbashi: Më ra rasti mua të dëgjoj porcionin poetik qeveritar. Në fakt nëse ka njeri që ka qenë konsistent në këtë sallë në lidhje me Reformën në Drejtësi që do të shkojë keq, pasi unë nuk e votova me symbyllur. Ne me këta të qeverisë na ndan një botë, s’mund të pranojmë ne të barazojmë veten me ju. Jam i bindur që pjesa më e madhe e Drejtësisë nuk ka të bëjë me drejtësinë Penale. Sot në gjykatën e  Apelit vlerësohen akoma çështjet e 2017-të. Të paktën ky SPAK-ish, të paktën t’i prezantojmë me Mirandën, që ke të drejtë të qëndrosh në heshtje, çdo gjë që thua do të përdoret kundër teje në gjykatë, ke të drejtën e një avokati, nëse nuk e ke ta afron shteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *