Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë bëri të ditur se hakmarrja kundër Iranit për sulmin raketor të 1 tetorit do të përcaktohet bazuar në interesat e Izraelit.
Vërejtja shihet si një reagim ndaj një raporti të gazetës amerikane Washington Post, e cila raportoi se Netanyahu e siguroi presidentin amerikan Joe Biden se Izraeli synon të godasë objektivat ushtarake në Iran, jo objektet bërthamore apo të naftës.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas një zyrtari të cituar nga Washington Post, Netanyahu ra dakord të planifikonte hakmarrjen izraelite në atë mënyrë që të mos kishte asnjë ndikim në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA.
Një sulm i mundshëm në objektet e naftës të Iranit mund të çojë në rritje të çmimeve të naftës, duke dëmtuar kandidaturën e Kamala Harris mes pakënaqësisë së votuesve për rritjen e çmimeve të karburantit.
“Ne po dëgjojmë mendimet e qeverisë amerikane, por do të marrim vendimet tona përfundimtare bazuar në nevojat e sigurisë kombëtare të Izraelit ”, nënvizohet në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit Netanyahu.
Netanyahu thuhet se e bëri këtë premtim gjatë një bisede telefonike javën e kaluar me Presidentin Biden, gjatë së cilës të dy udhëheqësit diskutuan planet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër sulmit raketor të Iranit të 1 tetorit.
Zyrtari vlerësoi se goditja hakmarrëse e Izraelit do të vinte përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA, pasi çdo vonesë mund të perceptohej si dobësi./vizionplus.tv






