E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosje me sëpatë në Korçë

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 1 të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur mes dy personave, të cilët ishin konfliktuar verbalisht edhe një natë më parë.

Debati ka vijuar edhe ditën e sotme, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka marrë një sëpatë dhe ka goditur kundërshtarin.

I plagosuri është transportuar në spital, ku sipas mjekëve ka marrë dëmtime në shpatull. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i dyshuar është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë