President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se do të ndryshojë qasjen në dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, megjithëse nuk përmendi konkretisht cfarë hapash do të ndërmarrë.

Kjo sipas tij, pasi është mashtruar nga ndërkombëtarët.

“Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, por edhe shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Vuçiç.

Vucic tha se i kishte paralajmëruar ndërkombëtarët se nuk do ta pranojë një gjë të tillë, pavarësisht se sipas marrëveshjes së Ohrit, Serbia nuk duhet ta ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Nuk do të jetë e lehtë, para së gjithash për popullin tonë në Kosovë. Por do të ketë ndryshime. Nuk do te na sjellin më përpara një akti të përfunduar dhe të na thonë se kanë rënë dakord për këtë.”

Vucic përmendi çështjen e dinarit dhe akuzoi autoritetet e kosovës  për zbatimin me forcë të vendimit të Bankës Qendrore.

“Mund të zbatosh gjithçka me forcë, por duhet të pranosh që e ke zbatuar me force. Do të jetë e qartë se nuk ka një pajtim për këtë dhe se është zbatuar me force. Do të flasim në një mënyrë tjetër. Jemi gjithmonë të gatshëm të dialogojmë, por tani me një qasje tjetër. Ne nuk jemi më budallenj”, tha Vuçiç.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës erdhi në vëmëndje pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti për ti kthyer manastirit të decanit 24 hektarë tokë.

Kjo sipas tij do të ishte vendimtare, dhe shpresat janë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që do të mbahet në muajin prill./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *