Lideri i shtetit të vetëshpallur islamik ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi është vrare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump me anë të një postimi në Twitter ka njoftuar se “diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”.

 

Lajmi vjen vetëm pak orë pasi ushtria amerikane finalizoi një operacion në veriperëndim të Sirisë  kundër udhëheqësit të arratisur të ISIS.  Megjithatë mediat amerikane shkruajnë se Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, por lajmi nuk është konfirmuar ende.

 

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump pritet të mbajë një fjalim të jashëzakonshëm këtë të dielë.  Ibrahim Aëad al-Badri I njohur ndryshe me pseudonimin Al Baghdadi,  45 vjeç, është përshkruar si njeriu më i kërkuar në botë. Ai është raportuar I vrarë disa herë, por në muajin prill Al Baghdati është shfaqur në një video për herë të parë në pesë vjet, çka dëshmoi se lideri I ISIS është akoma gjallë. Në këtë video mesazh Baghdadi ka thënë se Shteti Islamik do të marrë hak për vrasjen dhe burgosjen e luftëtarëve të tij.

 

SHBA-të ofruan një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për çdo informacion që do të çonte në kapjen e terroristit më të kërkuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *