Arrestohet në Itali një shtetas shqiptarë i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

 

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës u lokalizua vendndodhja në Bergamo e më pas u kap Dritan Karaj, nga Kruja.

 

Arrestimi i 38 vjecarit u bë pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dënuar me 19 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Heqja e paligjshme e lirisë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vetëgjyqësi, kryer në bashkëpunim”.

 

Në Fushë-Krujë, në 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.

 

Gjatë periudhës që Karaj qëndronte i fshehur, së bashku me një shtetas tjetër i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 7 mijë eurosh, shtetasit E.T. Për këto vepra penale i pandehuri është hetuar e gjykuar në mungesë dhe është deklaruar fajtor duke u dënuar me vendim të formës së prerë.

Dritan Karaj pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *