Dy shqiptarë janë ekstraduar nha Italia dhe Franca drejt Shqipërisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga Italia u ekstradua Dritan Karaj, 39 vjeç, lindur në Krujë. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 19 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.
Ai u arratis nga Shqipëria pasi vrau në Fushë-Krujë kunatin, si dhe në bashkëspunim me një tjetër, mori peng një person përkundrejt përfitimit të një shume të konsiderueshme parash.
Po ashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç. Ai shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi drejtësia e ka dënuar me 6 vjet burgim për mashtrim.





