Subscribe

Një 34 vjeçar është vënë në prangat e policisë në SHBA me qëllim ekstradimin  drejt Shqipërisë.

 

Mbi të arrestuarin Arlind Hyseni rëndon akuza vjedhje, me pasojë vdekjen, i cili pasi kishte kryer krimin ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte futur në rrugë ilegale në Shtetet e Bashkuara. Ky shtetas njihej ndryshe edhe me emrin Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë.

Ky operacion i përbashkët DSS, ICE-ERO dhe Interpol Tirana e ka kthyer tashmë atë në Shqipëri për t’u përballur me sistemin e drejtësisë.

 

Arlind Hyseni ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

Sipas policisë, Hyseni në bashkëpunim me shtetasin F. M., më datë 12.07.2004, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë, ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e shtetasit M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *