Saga e vrasjeve të rënda që tronditën Lushnjen nisi në tetor 2017 kur në mes të qytetit u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, në një atentat ku shenjester ishte Xhuljo Shkurti, nipi I Aldo Bares.

Por pas një periudhë qetësie, 2019 rezultoi një vit që ktheu makthet e hakmarrjeve të vjetra në Lushnje.

Në fillim u ekzekutua pranë shtëpisë së tij tregtari Besmir Hida, 42 vjecari që ishte daja I Zamir Latifit i vrarë në 2017.

Pastaj thuajse në të njëjtin stil u vra edhe Enver Borici ish krahu I djathtë I Aldo Bares.

Borici u gjet I ekzektuar në lokalin e tij Brenda murave të shtëpisë.

Asnjë nga ngjarjet e 2019 nuk është zbardhur dhe asnjë autor nuk është arrestuar.

2019 u mbyll pastaj me një sulm ndaj kryetarit të bashkisë nga ish shoferi I tij Brenda në zyrë, por edhe në këtë rast policia e Lushnjes nuk mundi dot të reagojë me shpejtësi për të kapur Gezim Saracin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *