Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 January 2026
Vizion fokus

Tafani: Opozita duhet të kuptojë që është në Parlament

Protestat, Hitaj: PD ka rënë peng i vetvetes

Juristi: Drejtësia shqiptare nuk pasqyron cilësinë për të cilën...

Hitaj: SPAK të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët që dalin...

VIDEO/ Pas Vlorës, Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet...

A duhej pezulluar zv.kryeministrja? Juristi: Jo, Kushtetuta thotë se...

Tafani: Ja pyetja që nuk u ngrit në Kuvend...

A e ka Shqipëria mundësinë të paguajë faturën financiare...

Hitaj: Shqipëria bëri mirë që zgjodhi SHBA-të, pa i...

Investimet amerikane në Sazan, Yzeiraj: Vlera të mëdha për...

“Vrasjen e Famira Dedës ma tha vëllai”, Petrit Qoli dëshmon në Gjykatë në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”

22 Janar 13:40

I dyshuar se ka bashkëpunuar në vrasjen e Fatmira Dedajt në 2013, që kërkonte vrasësit e djalit të saj Petrit Qoli dëshmoi në kuadër të dojes Plumbi i Artë. Për vrasjen e Elvis Dedës, prokuroria ka vënë nën akuzë vëllain e Petritit, Festimin. Ai thotë se ky i fundit është fatkeqësia e familjes së tyre. Me viktimën, Elvisin, Festimi kishte në pronësi një karburant ndarja e aksioneve të të cilit, sipas SPAK u bënë mollë sherri.

“Festimi është përgojuar që ka gjuajtur Titin, e ca të tjerë. Atij i pëlqente të njihej për këto. Është akuzuar për Loshin, Ervis Dedën, djalin e Fatmira Dedës. Por nuk e ka bërë. Vinte te anija ime, merrte naftë qyl. Loshi është bërë për rahmet. Nuk më vjen keq fare. E dëgjova në televizor. I shkova për qokë për kafe ngushëllim 7 ditë më pas. Karburantin e ka blerë i vetëm në fillim vëllai. Loshi i kërkoi lekët që kishte marrë borxh Festimi, ky i tha kur t’i gjej do t’i jap.Më tha Loshi mua që duhet të më japë lekët e karburantit. Nuk e di sa ishte shuma e lekëve”, thotë Petrit Qoli.

Petrit Qoli e vazhdon dëshminë e tij fillimisht duke thënë se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Elvis Dedën, por më pas tregon se ishte pikërisht vëllai i tij ai që i tregoi se ortaku i tij i dikurshëm ishte gjetur i vrarë.

“Nuk e di kush e ka vrarë. Vetëm llafe njerëzish. Loshi ka vjedhur drogë thonë. Ca të tjerë që kishte florinj në makinë a drogë. Unë nuk rroj i mbyllur, prokuror, në Durrës rroj. Marrim vesh gjëra, të gjithë thonë ndonjë gjë. 14 vjet duhet të ketë që është vrarë. E pashë te titrat e televizorit. E kishin nxjerrë foton. Festimin e kam takuar vëllain pas 3 javësh. Nuk e di ku ka qenë. Nuk ka qenë te prindërit. Sesi u vra Elvisi ma zbuloi Festimi, vëllai.  Fatmirën e kam takuar tre herë në jetën time. Kur vajtëm për ngushëllim me babain, Fatmira i tha më fal se kam akuzuar Festimin nga tronditja. Isha unë, Agroni, babai, mamaja. Festimi ishte në kërkim policor. Babai i tha Fatmirës, nuk ka gjë mjafton të gjendet kush e ka vrarë”, tregon Petrit Qoli.

Ndërsa për Fatmira Habili Dedaj, për të cilën është vënë nën akuzë, ai thotë se ka dëgjuar se e kanë vrarë grabitësit që i kishin hyrë në garazh.

“Nuk kam shkuar në varrim. Nuk kam shkuar nga turpi i kapitenit, Besnikut, vëllait të saj. Di që vrasësi ka hyrë dhe ka marrë sende me vlerë. E kam dëgjuar në media. Është vrarë te garazhi ku kishte shtëpinë.  Te pallati ku u vra, kam zyrat. Unë qenë me familjarët e mi. Isha në timon në Përrenjas, isha duke ikur në Pogradec. Më tha kushëriri im në telefon kanë vrarë nënën e Ervisit, kërkon policia Festimin. I thashë ç’më duhet mua me Festimin”, thotë Petrit Qoli.

Për këto krime të rënda ka hedhur dritë bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani i cili, sipas dëshmive të tij ka qenë edhe vetë pjesëmarrës në ekzekutimin me thikë të Fatmira Dedës, ku ka bërë rolin e shoferit.

Ata donin ta vrisnin fillimisht teksa qante të birin në varreza, por mund të zbuloheshin ndaj e insekenuan krimin e rënde si grabitje. Për çdo lëvizije që bënte Fatmira, ka thënë Nuredin Dumani informonte Petrit Qolin.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ Pas Vlorës, Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

më shumë...

Tafani: Vizita e Ivankës në Shqipëri në një ditë me Forumin e Davos mund të mos ketë qenë rastësi

më shumë...

Mungesa e Ramës në Davos, Hitaj: Arsyeja është ajo që tha kryeministri në Parlament

më shumë...

EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

11:10

Tafani: Opozita duhet të kuptojë që është...

11:06

Protestat, Hitaj: PD ka rënë peng i...

10:49

Juristi: Drejtësia shqiptare nuk pasqyron cilësinë për...

10:36

Hitaj: SPAK të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët...

10:27

VIDEO/ Pas Vlorës, Ivanka Trump shkon në...

10:00

A duhej pezulluar zv.kryeministrja? Juristi: Jo, Kushtetuta...

9:54

Tafani: Ja pyetja që nuk u ngrit...

9:43

A e ka Shqipëria mundësinë të paguajë...

9:38

Hitaj: Shqipëria bëri mirë që zgjodhi SHBA-të,...

9:29

Investimet amerikane në Sazan, Yzeiraj: Vlera të...

9:28

Debatet për Bordin e Paqes, Stringa: Ishin...

9:22

Tafani: Vizita e Ivankës në Shqipëri në...

9:18

Mungesa e Ramës në Davos, Hitaj: Arsyeja...

8:36

EMRI/ 20-vjeçari shqiptar humb jetën në një...

8:26

Bordi i Paqes, Mërtiri: Rama nuk shkon...

8:07

Vuçiç kundër Bordit të Paqes: Po krijon...

7:26

Mos i konsumoni kurrë, 4 ushqime që...

7:16

Pse të porsalindurit nuk kanë lot ose...

7:11

AKSK: Nuk ka patur asnjë sulm kibernetik...

6:58

Franca ndalon cisternën ruse të sanksionuar pas...

Më të klikuarat

  • Lëvizje të fuqishme planetare, Meri Gjini zbulon çfarë i pre...
  • Investimet amerikane në ishullin e Sazanit, Berisha: E mbësh...
  • “Do i jepja Sazanin Berlusconit”, Balla i përgjigjet Berishë...
  • “Balluku”, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim, ja qëndr...
  • “Vrasjen e Famira Dedës ma tha vëllai”, Petrit Qoli dëshmon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.