Subscribe

Vijnë dëshmitë e para nga krimi që tronditi këtë të enjte Elbasanin. Një qytetare që ishte pranë zonës ku ndodhi vrasja, rrëfeu për mediat minutat e tmerrit. Ajo tregoi se e pa gruan të shtrirë përtokë, pasi dëgjoi të shtënat.

 

“Ne ishim në kafe. Dëgjuam zhurmat. Një polic po ikte me vrap. Kaq! Kur pamë atë gruan që ishte shtrirë, e kishin vrarë. Po e ndihmonin ca çuna. Ishte një polic që e mbronin këto makina këtu.”

 

Koço Buzo, ish-polic, qëlloi për vdekje gruan e tij me të cilën sapo kishte dalë nga dyert e gjykatës. Sot ata kishin seancën e ballafaqimit, pasi gruaja kishte kërkuar ndarjen si pasojë e dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *