Pas vrasjes së presidentit Jovenel Moïse, Haiti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

 

Ai u qëllua me armë zjarri, teksa ndodhej në rezidencën e tij bashkë me familjen.

 

“Rreth orës 1 të mëngjesit një grup individësh të paidentifikuar, disa prej të cilëve flisnin Spanjisht, kanë sulmuar presidentin e rezidencës private të republikës dhe kanë plagosur për vdekje kreun e shtetit”, tha kryeministri i përkohshëm Claude Joseph në një deklaratë, ndërsa iu bëri thirrje 11 milion banorëve të Haitit për qetësi.

 

Presidenti i SHBA Joe Biden e përshkroi situatën në Haiti si “shumë shqetësuese” dhe tha se Uashingtoni ishte gati të ndihmonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *