Subscribe

Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim prej 20 mijë eurosh në këmbim të informacioneve të vlefshme për kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë.

 

“Për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit, shtetasit Aldi Rama, 21 vjeç, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt. Për informacione të vlefshme, qytetarët të telefonojnë në numrin 0694110853.”

 

Autori i dyshuar, Aldi Rama, i cili është shpallur në kërkim, është vetëm 21 vjeç, dhe ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

 

Policia sqaron se po vijon kontrollet intensive me pika kontrolli të lëvizshme, kontrolle në banesa, lokale e ambiente të ndryshme, si dhe po vijon krehja masive e territorit, për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë, i cili ishte duke kryer detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *