Lideri i Hezbollahut libanez, Hassan Nasrallah deklaroi se Libani është i “ekspozuar” ndaj sulemeve izraelite, nëse nuk ka kundërpërgjigje ndaj vrasjes së nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Aruri, që i atribuohet Izraelit.

Saleh al-Arouri dhe gjashtë anëtarë dhe zyrtarë të tjerë të Hamasit u vranë të martën në një bombardim të zyrave të Hamasit në periferitë jugore të Bejrutit, një zonë që është një bastion i Hezbollahut. Disa analistë argumentuan se ky sulm mund të shihet si një sinjal për Hezbollahun se bastionet e tij janë të prekshme ndaj sulmeve.

Në fjalimin e tij të dytë televiziv në më pak se një javë, Nasrallah tha se organizata e tij nuk mund të qëndrojë e heshtur.

“Kjo do të thotë se i gjithë Libani do të ekspozohet, të gjitha qytetet, fshatrat dhe kuadrot do të ekspozohen,” shtoi ai.

Përleshjet në kufirin Liban-Izrael që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës kanë vrarë 175 persona, nga të cilët 129 ishin luftëtarë të Hezbollahut dhe më shumë se 20 civilë, duke përfshirë tre gazetarë. Në Izraelin verior, nëntë ushtarë dhe pesë civilë janë vrarë, sipas autoriteteve. Hezbollahu kryen operacione të përditshme kundër ushtarëve izraelitë përgjatë kufirit, duke mbështetur Hamasin në Gaza./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *