E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt, flet nëna e Kushtrim Kokollas: Graniti mos paftë dritë

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokolla, janë tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.

 

Reklamë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për të tre të pandehurit.

 

Reklamë

IndeksOnline ka qëndruar sot te familja e Kushtrimit, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovë, ku nëna e tij në gjendje të rëndë ka thënë se veç shpirti sa nuk u ka dalë.

 

“S’kemi çka me folë. Veç sa s’na ka dalë shpirti. Jem pa hak as pa hile. Naimin e kam djalë të vëllait. Unë trauma kom. S’kemi hak as hile me askënd. Ai (Graniti) mos paftë dritë, dritë mos paftë. Pse na e banë këtahen kështu”, ka thënë nëna e Kushtrimit në gjendje të rënduar.

 

Sipas gjykatës, Naim Murseli dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje‘, Granit Plava për veprën penale ‘Vrasje e rëndë‘ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve‘ dhe i pandehuri Kushtrim Kokolla për shkak të veprës penale ‘Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë‘.

Vazhdo të lexosh

Reklamë